filiali i vjetër

Këtu shihni disa fotografi të ambientit tonë të vjetër të prodhimit në 83278 Traunstein Kaltenbach 5, jo gjithmonë moti nuk ka qenë me ne atje.

Vetë ndërtesa ishte prej kapanonesh të pa izoluara prej druri, sipërfaqja e kapanonit gjithsej ishte 550qm², në dimër brenda ishte po aq ftohtë sa ç’ishte jashtë.

Ne kemi kaluar disa përmbytje, shpesh herë me shumë vështirësi, dhe sapo i kishim kaluar ato nga ujëmbledhësit Traun/Mühlbach kemi pasur në dimër surpriza të hidhura duke qenë se për disa ditë rresht me temperatura prej më shumë se -20 dhe më shumë gradë ishin formuar copëza akulli dhe terreni i punës ishte përmbytur lehtë dhe më pas uji kishte ngrirë në terren/kapanone.

Në raste të tilla shpesh nga ana jonë u kërkua përdorimi i të gjithë rezervave fizike për të kaluar ditë të tilla dhe për ta ri-vendosur në punë prodhimin dhe sidomos për ta mbajtur atë në punë.

Por edhe këtë gjë ne e arritëm ashtu siç arritëm edhe ndërtimin e ndërtesës së re në 83301 Traunreut/Hörpolding në vitin 2012.

Edhe njëherë një falënderim i përzemërt për të gjithë punonjësit e atëhershëm që ishin të paktë në numër, të cilët arritën në kalojnë këtë kohë bashkë me mua, dhe ne sot mund të shijojmë së bashku „Luksin“ e kapanoneve të izoluara dhe me ngrohje.